Magjia e Agimit Polar, artisti që
kërkon t’i japë jetë dritave qiellore

Një ylber mahnitës ngjyrash erdhi me stuhitë diellore të Marsit duke i bërë dritat veriore edhe më të shenjuara se zakonisht. Kështu e përshkruan këtë magji, fotografi italian Giovanna Griffo, që u gjend në Islandë për ti kapur me objektivin e vet të gjitha këto ngjyra. Në dimensionin e magjisë së tyre, sigurisht!
 
Griffo, që jeton në Latini, udhëhoqi një grup të studentëve të tij për në Vik dhe Hella, që gjenden në jug të Islandës, ku ata patën fatin të prekin nga afër atë që njihet si si stuhia më e fortë gjeomagnetike në rrethin solar.
 
Ndërsa fotografi eksperimenton me fotografitë e tij, ai ka një prirje të veçantë në raport me qiellin e natës: Ai është në gjendje që me fokusin e tij të hipnotizojë publikun, duke e zhytur në universin e agimit polar që shfaqet mrekullisht afër Hellas në Islandë.
 
“Këto fotografi janë marrë në lokalitete të ndryshme në Itali dhe Islandë”, thotë fotografi.
“Ju mund të gjeni arratisje në qiellin e çuditshëm të natës, të papara ndonjëherë. Unë fillova ti mbledh këto skena afër shtëpisë time dhe kërkova gjithnjë e më shumë për të kapur vende ikonike përreth gjithë botës”, shton Griffo.

Agimi Polar

Agimi Polar

Agimi Polar

Agimi Polar

Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq