Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën

Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën

Foto nga koncerti në sheshin 'Skënderbej'

Tirana po shndrin nga ngjyrat në vigjilje të Krishtlindjes! Sipas traditës, qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’, aty ku të gjithë së bashku festojnë pranë të dashurve të tyre.

Nën dritat e pemës gjigante dhe dekoreve festive, u organizua një koncert festiv, duke sjellë një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e çeli mbrëmjen festive të koncertit të fundvitit në Sheshin “Skenderbej”, me një urim të veçantë.

“Ky shesh është bërë më i bukur se kurrë këtë fundvit dhe më vjen mirë që, e gjithë ajo punë dhe sakrificë për fëmijët e qytetit po shpërblehet çdo ditë e më shumë. Dua t'i uroj dhe gjysheve dhe gjyshërve gëzuar festat. Ata kanë sakrifikuar kaq shumë, është ndoshta brezi më i përvuajtur, që ka kaluar situatat më të vështira të historisë sonë, por edhe ka kontribuuar kaq shumë për vendin. Më vjen mirë që nga data 1 janar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet do të kenë mundësi të udhëtojnë falas me autobus, me abonenë e subvencionuar nga Bashkia e Tiranës. Gëzuar edhe prindërve të mrekullueshëm të qytetit tonë, që rrisin këta fëmijë. U uroj shërim të shpejtë kushdo që është sëmurë, po ashtu të gjithë ata që janë të dekurajuar të gjejnë forcë dhe guxim. Ju falenderoj me gjithë zemër për lutjet, për kurajën, edhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer për ta bërë këtë qytet vërtet europian. Nuk dua të harrojmë se nga data 1 janar, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut: do të thotë se do të kemi pafund aktivitete ku mund të vini të këndoni, të kërceni, edhe unë duke qenë se s’jam shumë i mirë te kënga dhe vallet, do rri aty në rresht të parë t’ju duartrokas gjithmonë. Gëzuar festat dhe bekime për të gjithë!”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e koncertit ishin grupi i famshëm Harlem Gospel Choir dhe disa prej artistëve më të dashur shqiptarë si Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj, Semi Jaupaj dhe Tiri Gjoci.

Sheshi ishte i mbushur me familje, fëmijë dhe të rinj që shijuan një mbrëmje të veçantë, duke festuar së bashku në frymën e Krishtlindjeve. ‘Magjia’ vazhdon në Tiranë, me aktivitete festive që do të pasojnë në ditët në vijim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare