Rita Ora elektrizon Tiranën, 'ngre në këmbë' shqiptarët me vallen e Rugovës/VIDEO

Rita Ora elektrizon Tiranën dhe ngre në këmbë shqiptarët me performancën e saj spektakolare në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka krijuar një atmosferë fantastike në kryeqytet ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj muzikor, si: “Poison”, “I will never let you down”, “Lonely together”, “Party and bullshit”.

Koncerti arriti pikën kulminante në momentin kur këngëtaja ka performuar vallen e Rugovës. Menjëherë sapo është ngjitur në skenë këngëtarja, publiku shqiptar e ka mirëpritur, duke brohoritur e kërcyer në ritmet e mrekullueshme të muzikës që ajo di të përçojë tek fansat e adhuruesit e shumtë të saj. Rita Ora u paraqit me një look ndryshe, pasi ngjyra e flokëve të saj nuk ishte ajo e zakonshme, bionde, por të kuqe. Ajo e tha vetë arsyen: "I kam flokët e kuqe sepse jam në Shqipëri". Një këngëtare e madhe, por edhe një patriote dinjitoze për origjinën e saj. 

Koncerti i Rita Orës ishte organizim i Bashkisë së Tiranës. Më herët performuan disa “DJ” të famshëm si dhe këngëtarja Kida, ndërsa kulmoi me ekzaltimin e publikut nga Rita Ora. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
'I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri'/Rita Ora një patriote e vërtetë

Këngëtarja e famshme, Rita Ora mbajti për rreth një orë një koncert në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku gjatë përformancës së saj surprizoi fansat kur deklaroi arsye pse ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në të kuqe pasi ndodhej në Shqipëri.

“Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri”, tha ajo. Kështu këngëtarja me famë ndërkombëtare tregoi se është më nacionaliste sesa mendonim.

Ky është koncerti i dytë i Ritës në Shqipëri pas asaj të 100 vjetorit të pavarësisë 6 vite më parë. Ajo nisi performancën e saj në sheshin "Skënderbej" me hitin “Your Song”. Ndërkohë sheshi është i mbushur plot nga publiku shqiptar që po ndjek divën e muzikës. 

Ora 20:45
FOTO/Rita Ora dhe motra e saj priten në takim nga kryebashkiaku Veliaj

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila do të mbajë ditën e sotme një super koncert në “Sheshin Skënderbej” ka mbërritur në Tiranë.

Përveç motrës, Elena, Rita shoqërohet edhe nga babai i saj. Ndërkohë personi i parë që ka takuar është në tokën shqiptarë është kryebashkiaku Erion Veliaj, me të cilin po zhvillon një takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Elena Ora, motra e Ritës, ka publikuar një foto në instastory ku shfaqet me këngëtaren me famë botërore dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të cilin shkruan: Kryebashkiaku më i mirë. 


(Rita Ora dhe Erion Veliaj bëjnë shqiponjën)


(Rita Ora, motra e saj Eena dhe kryebashkiaku Erion Veliaj)

Ora 15:17
Rita Ora me Charter drejt Tiranës, poston foto nga aeroporti i Londrës

Përmes disa fotove dhe videove të postuara disa minuta më parë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita Ora ka njoftuar se po niset për në Shqipëri me një Charter.

Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj. “Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek avioni.

Po ashtu, me këto fotografi, Rita ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, duke ngjyrosur flokët e kuqe.

“Shou i parë në Tiranë pastaj në Veronë ‍oh dhe flokët e mija të kuqe”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja mbi fotografitë ku shihet e veshur me një fustan me ngjyra, një palë çizme të gjata dhe xhaketë me po të njëjën ngjyrë.


Rita Ora në Aeroportin e Lutonit, (Shihemi së shpejti Tiranë)

Ora 10:55
Pritet 'të ndezë' Tiranën, mesazhi i parë i Rita Orës për shqiptarët: Mezi pres t'iu shoh!

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, do të ‘ndezë’ mbrëmjen e sotme kryeqytetin shqiptar. Vetëm dy ditë pas performanës së jashtëzakonshme të Ermal Metës, sonte mbërrin Rita Ora, në një super-koncert që do të startojë në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’.

Në mesazhin e saj të parë, Ora është shprehur tejet e emocionuar, teksa në një postim në Twitter shkruan: “Mezi pres t’ju shoh të gjithëve,Tirana Shqipëria”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të bashkojë sot të gjithë shqiptarët për të kërcyer dhe për të kaluar një mbrëmje të magjishme nën ritmin e hiteve të saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë