David Seth Kotkin, i njohur si David Copperfield, magjistar amerikan është akuzuar nga 16 gra për ngacmim seksual.
Sipas një artikulli të publikuar në ‘The Guardian’, pretendohet se ato kanë qenë nën moshën 15-18 vjeçare teksa janë ngacmuar dhe droguar.
Të gjitha rastet e supozuara mendohen se kanë ndodhur në fund të viteve 1980 dhe 2014.
Ndërsa nga ana tjetër, Copperfield i ka hedhur poshtë akuzat. Kurse avokatët e tij u shprehën se ai nuk ka bërë kurrë veprime të papërshtatshme, sidomos me të miturat, duke e konsideruar atë të sjellshëm dhe të turpshëm. Gjithashtu ata shtuan se droga nuk është pjesë e botës së tij.
Rikujtojmë se kjo nuk është hera parë që 67-vjeçari është përfolur disa herë për histori abuzimi, ndonëse janë mohuar.