Magjistratët 8 muaj pritje, Hoxha:
Cilësia e gjyqësorit peng i KLD-së

TIRANË - Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar, por ky postulat duket se nuk ndikon aspak që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të respektojë kontratën me 10 magjistratë që prej 8 muajsh presin të emërohen për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Në një intervistë për televizionin A1Report kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë Gerdi Hoxha, deklaron se KLD-ja e zvarrit këtë proces duke shkelur ligjin e për pasojë pengon dhënien e drejtësisë cilësore për qytetarët.

“Mos emërimi i këtyre magjistratëve ka shkaktuar në opinionin tonë një pengesë në zhvillimin normal të gjykimeve në ato gjykata ku këta magjistratë do të emëroheshin. Gjithashtu duke qenë se këta janë magjistratë kanë një arsimim më të thellë juridik natyrshëm dhe cilësia e gjykimeve do të ishte më e mirë. I takon Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili ka një ligj te posaçem organik se si funksionon dhe një rregullore të marrë menjëherë në shqyrtim këtë çështje”, shprehet Hoxha.

kld

Pengesa artificial e KLD-së ka një kosto 750 mijë lekë në muaj, e cila në 8 muaj është paguar na buxheti i shtetit 6 milionë lekë, shpenzim i cili jo vetëm nuk ndihmon drejtësinë por ka demotivuar magjistratët, sqaron Hoxha.

“Nga ana tjetër kemi një dëmtim të buxhetit të shtetit sepse këta magjistratë paguhen nga lekët e taksapaguesve edhe pse nuk shkojë në punë”, thekson kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Ka qenë kreu i KLD-së njëherazi presidenti Bujar Nishani që i ka premtuar emërim në mbledhjen më të afërt magjistratëve por pas 8 muajve pritje asgjë nuk ka ndryshuar.

“Për fat të keq nuk po shohim asnjë reagim”, thotë Hoxha.
 
Për vitin 2014 Shkolla e Magjistraturës nuk ka pranuar aplikantë të rinj ndërsa pritet që në qershor të përfundojë grupi i dytë me 10 studentë çka do të krijonte një listë pritje në dyert e Këshillit të Lartë të Drejtësisë me 20 magjistratë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut