TIRANË Shkolla e magjistraturës ka publikuar pikët që kanë marrë kandidatët në fazën e dytë të testimit që përcakton fituesit. Sipas njoftimit të kësaj shkolle kandidatët paraqesin vërejtjet me shkrim brenda tre ditëve nga shpallja e rezultateve.

Pra, në datat: 25, 26 dhe 27 shtator nga ora 9:00 deri në 13:00. Ankuesve do tu vihet në dispozicion një sallë në ambjentet e Shkollës për të parë testin në prani të një personi të caktuar nga drejtoria.

Nuk lejohet fotokopjimi ose marrja e fletëve të provimit. Ankimimi bëhet kur kandidati konstaton pasaktësi matematikore ose të ndonjë lloji tjetër me karakter procedural.
Nuk ka seancë ballafaqimi direkt me jurinë e vlerësimit.

fituesit e magjistratures

Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)