Magjitë e natyrës, ajsbergu i
pazakontë mahnit dhjetëra turistë

Magjitë e natyrës, ajsbergu i<br />pazakontë mahnit dhjetëra turistë
Një qytet i vogël në Kanada është shndërruar papritmas në një vend shumë të vizituar nga turistët, kjo për shkak të një “vizitori” të pazakontë.
 
Një ajsberg gjigant ka bërë që fundjavën e Pashkëve radhë të gjata makinash të bllokojnë rrugën ndërsa njerëzit kishin zbritur për ta fotografuar.
 
Zona në brigjet e Newfoundland njihet si “rrugica e ajsbergëve” falë  një numri të madh të blloqeve të akujve në det.
 
Këta ajsbergë mund mund të zgjasin deri në fund të pranverës, madje ndonjë më “kokëfortë ” i reziston edhe fillimit të stinës së verës.
 
E veçanta e këtij ajsbergu është madhësia e pazakonte si dhe pozicioni në bregdet që është mjaft piktoresk për adhuruesit e magjive të natyrës.

[gallery]21889[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar