Magnezi, kundër rënies së
aftësive njohëse të trurit

Magnezi, kundër rënies së<br />aftësive njohëse të trurit
Në studimet e fundit shkencore, thuhet se një rënie e nivelit të magnezit në organizëm, implikon një zhvillim të formave të ndryshme të sëmundjeve mendore. Një pakësim i magnezit në organizëm shkakton rënie të aftësive njohëse, deri në stadin e agravuar të sindromës Alzheimer. Ndërsa mbajtja e këtij elementi në nivele të mira, pra ushqyerja me këtë element në mënyrë të vazhdueshme, mund t’i reduktojë risqe të tilla, dhe të favorizojë sinapse më të shpejta dhe të shëndetshme, duke rifreskuar funksionet cerebrale dhe duke arritur gjithashtu deri në një rinim të trurit.

Magnezi bën pjesë tek kategoria e kripërave minerale, dhe është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin. Cilësitë e këtij elementi njihen si shumë të dobishme për sistemin nervor dhe muskular. Gjithashtu vlen të përmëndet se magnezi është shumë i dobishëm për kockat. Ajo që mbase nuk njihet aq mirë për këtë element, është ndikimi në tru dhe në shëndetin mendor.

Nga një studim i fundit i drejtuar nga kërkues dhe specialistë kinezë në qëndrën “Tsinghua-Peking Center for Life Sciences”, School of Medicine, me në krye Doktor Gousong Liu, është zbuluar se rritja e nivelit të magnezit në tru, jep efekte pozitive mbi sinapset cerebrale të sëmura nga sindroma e Alzheimerit, duke e rinuar gjithashtu gjëndjen e vjetëruar të trurit.

Rritja e nivelit të magnezit në organizëm, arrin të parandalojë humbjen e sinapseve dhe rënien e aftësisë memorizuese.

Magnezi gjëndet në sasi të mëdha tek algat e thata, kakao dhe çokollata e fortë e hidhur, tek frutat e thata, dhe nëpër perime. Ky element është mjaft i nevojshëm në dietën tonë ushqimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)