BRUKSEL - Në një bisedë të tij në Facebook, gazetari i plagosur i 21 Janarit, Fatos Mahmutaj teksa i ‘kundërpërgjigjet’ një të afërmes së tij nxjerr në pah se ka parë se një nga vrasësit e 21 janarit ka qenë Agim Llupo. Sipas Mahmutajt “ai mbushi armën dhe e drejtoi nga turma dhe qëlloi drejt”.
Gjë që sipas gazetarit, duket dhe në pamjet filmike, që u transmetuan bashkë me të në ato momente edhe nga kolegë të tjerë të tij.
“Për më tepër jam plagosur gjatë transmetimit direkt. Ah se harrova, ndoshta edhe ka qenë Edi Rama ai që më ka plagosur, (ashtu siç e thua edhe ti), por mua mu duk se ishte Agim Llupo. E pash mirë, që kur mbushi armën, e drejtoi nga neve dhe na qëlloi drejt. Kështu duket edhe nga pamjet filmike që u transmetuan bashkë me mua ato momente, edhe nga ato që transmetuan kolegët e tjerë. Ndoshta mund të jenë edhe montazhe...Kohë e keqe krushkë...”.
Duke shtuar se “po ç'personale ka Llupo me mua, as e njihja e as me njihte. Thjesht e urdhëruan të vriste njerëz dhe ai qëlloi mbi turmën”.
Kjo është përgjigja që jep Fatosi pasi më parë me ironi i drejtohet: “Mos ke parë ndonjë filmim timin me çadër-kallash, thikë me helm apo sipër ndonjë makinë të ngarkuar me tritol, duke sulmuar Gardën e Saliut!? E meqë ke arsyetuar tamam si krushkë më sipër, po të them që kisha në dorë veç telefonin dhe një mikrofon pa logo te ABC”.
“Tani, që të merremi vesh, më ke thënë disa variante deri tani. Më vrau Edi Rama, Saimir Tahiri apo turma? Ma zgjidh një çik këtë, hë, të keqen dhe ma shkruaj te inbox, se mileti sehir duan dhe u dukesh një cik si pa qejf. Hë të keqen!”, përfundon komenti i gazetarit, që jeton me azil politik në Bruksel që pas 21 janarit.
Fatos Mahmutaj ka vendosur edhe një foto përbri komenteve në kujtim të 21 janarit, me dorën e plagosur ato ditë dhe e ka titulluar: Made in Sali!
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com