Mahniti botën me tatuazhet e tij, vret veten modeli 32-vjeçar

Mahniti botën me tatuazhet e tij, vret veten modeli 32-vjeçar

Modeli Rick Genest

Ai është i njohur si Zombie Boy për shkak të tatuazheve si kufomë që ka në të gjithë trupin. Mëngjesin e sotëm është raportuar se modeli 32-vjeçar ka vrarë veten. Rock Genest fitoi famë të jashtëzakonshme kur u shfaq në klipin muzikor të Lady Gaga "Born This Way", në vitin 2011.

Lajmin e hidhur e raportojnë të gjitha mediat e huaja. Edhe vetë ylli i muzikës, Lady Gaga ka shprehur ngushëllimet për largimin e modelit nga jeta. "Vetëvrasja e shokut Rick Genest, Zombie Boy është përtej shkatërrimit. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi shëndetin mendor dhe të zhdukim stigmën që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, thërrisni një mik ose familjar sot. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin,"- shkruan Gaga në Twitter.

Rick Genest, modeli kanadez u ngjit edhe në sfilatat e modës së lartë si dhe bëri bashkëpunimë më Roc-A-Ëear të Jay-Z në vitin 2012. Ai po ashtu modelonte për revista si GQ dhe Vanity Fair.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos