Mahniti si dirigjent i skenave ndërkombëtare, por s'e pa veten kurrë larg Shqipërisë! Oleg Arapi në ‘Esencë’: Arma ime në vitet e diktaturës, ishte talenti

Këtë herë  në “Esencë” për të ndarë historinë e tij të jetës dhe rrugën në profesion erdhi maestro Oleg Arapi.

Dirigjenti i skenave ndërkombëtare na tregoi rrugën e vështirë drejt artit, që rrënjët i ka të hershme. Gjithçka nis nga origjina ruse e mamasë së tij, që krijon problemet e quajtura biografike të kohës, duke bërë që ai të kalojë një fëmijëri jo të lehtë.

Ëndrrat e fillimit e çuan tek aviacioni, njësoj si babai i tij, që rrokte qiejt vazhdimisht. Ishte vetëm një ëndërr. Më vonë, u pa e udhës që profesioni që nuk do ta dëmtonte në pjesën tjetër të jetës ishte arti. Kështu pas vështirësive të fillimit me mësimin e instrumenteve dhe 8 vite pas shkollës së mesme, fitoi të drejtën të studionte në kryeqytet.

Përtej faktit që i këshilluan instrumente, dëshira dhe këmbëngulja e tij e çuan tek dirigjimi, rruga e tij e jetës.

Ai përmend me mirënjohje dy korifenj të artit shqiptar, Nina e Avni Mula të cilët i kujton me dashuri dhe konsideratë për mbështetjen që I kanë dhënë ndër vite.

Shumë eksperienca si dirigjent brenda dhe jashtë vendit e kanë bërë atë një prej emrave më në zë mes dirigjentëve duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme si “Ylli i Artë” në Itali dhe medalja “Glorias Artis” në Poloni.

 Ka pasur shumë oferta për të punuar në shumë vende të botës, por thotë se asnjëherë nuk e ka parë veten larg Shqipërisë.

Dy surpriza vlerësuese dhe emocionale erdhën për maestron nga mikesha dhe kolegia e tij, sopranoja Renisa Laçka dhe e bija Lorela Arapi.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin