Maj 2013, Italia mbetet
partneri nr.1 për eksportet
Eksportet drejt Kinës dhe Spanjës kanë shënuar rritje të konsiderueshme në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave nga INSTAT.
TIRANE - Eksportet drejt Kinës dhe Spanjës kanë shënuar rritje të konsiderueshme në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave nga INSTAT. Shitjet e produkteve shqiptare, kryesisht lëndëve djegëse e energjisë, drejt Spanjës, u rritën me 94% në 13.6 miliardë lekë për periudhën janar-maj 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes të totalit të eksporteve shqiptare.
Eksportet drejt Kinës u zgjeruan me 168% në 4.8 miliardë lekë, për të njëjtën periudhë. Italia mbetet pritësi kryesor i eksporteve tona, megjithëse pesha e saj ndaj totalit ka rënë, për shkak të ritmit të ulet të rritjes së eksporteve drejt këtij vendi. Për periudhën janar-maj 2013 drejt Italisë shkuan 48% e eksporteve shqiptare, nga 55% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet drejt Italisë u rritën me 3.5% me bazë vjetore, në 46.7 miliardë lekë.
Rritje të pandalshme po shënojnë shitjet e produkteve shqiptare drejt Spanjës, i cili është shndërruar tashmë në partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë. Për periudhën janar-maj 2013, eksportet drejt këtij vendi përbënin 14% të totalit, nga vetëm 0.1% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit 2008. Gjatë tre viteve të fundit, shitjet drejt Spanjës janë rritur me ritme galoponte, duke luajtur një rol kryesor në performancën pozitive të eksporteve shqiptare në total.
Ecuria e mirë e grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që sipas INSTAT zënë 95% të totalit të eksporteve drejt Spanjës, është arsyeja kryesore e kësaj tendence dhe ka ardhur si rrjedhojë e shitjeve të naftës bruto nga kompania eksportuese kanadeze, Bankers Petroleum.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22