Kush I paguan harxhet multimilionëshe të “bandës së gangsterëve” dhe të kësaj Mafie, që ka dalë krejt jashtë kontrollit në çdo hallkë jetike të shtetit ligjor shqiptar!?
Njëra prej shumë minave me sahat të Berishës
Ardian Fullani është vetëm njera prej shumë minave me sahat, që ka lënë të kurdisura - e gati për të shpërthyer në çdo kohë despoti dhe albanofagu më i egër në historinë shqiptare, Sali Berisha, në çdo fushë e në çdo skaj me djersën e mundin e shqiptarëve.
Vjedhja masive e shumëvjeçare e një “hajni xhepash” shtatë milionë dollarësh duket dhe mund të jetë vetëm Maja e një Ajsbergu të një kusarie me përmasa shumë më të mëdha. Prokuroria, Byroja Kombëtare e Hetimit, SHISH-i, KL(E)SH-i …të gjitha hallkat e shtetit shqiptar duhet të veprojnë me iniciativë të rrufeshme për t’i shkuar deri në fund kontrollit e hetimit të çdo hallke e çdo veprimi e mosveprimi kriminal të kupolës së Bankës së Shtetit Shqiptar, e për të vënë në bangot e të akuzuarve cilindo që ka gisht direkt e tërthorazi në këtë, e shumë kusari të tjera të mundshme.
Bëhet fjalë për Bankën e Shtetit Shqiptar e jo për Bankën e Ardian Fullanit apo Petraq Milos, as të Dhori Kules e jeniçerëve blu, të Sali Berishës apo Fatos Nanos, të “Podestës” apo Damir Fazlliçit, as të “Klanit” të Fevzi- Frangajt e as të klanit të Argita-Xenit.... as të dreqit apo të birit… Banka e Shtetit Shqiptar është banka e të gjithëve dhe e secilit shqiptar. Kur vidhet e shpërdorohet, si në mallin e babait, Banka e Shtetit Shqiptar, janë vjedhur e dëmtuar të gjithë, e secili shqiptar, është cenuar stabiliteti financiar, vetë e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Një hajdut xhepash” Përballë një mali kusarie
Asnjë institucion, asnjë politikan, aq më pak një Bankë… askush nuk qendron mbi ligjin e votën e popullit, votën e demos-it, që quhet dhe është demokracia. Qeveria e ka për detyrë ligjore dhe mision hyjnor të marrë çdo masë e të kryejë çdo veprim, deri tek një audit e hetim të imtë e të menjëhershëm, kombëtar e ndërkombëtar, përfshi BERZH-in, FMN-në dhe Bankën Botërore, në Bankën e Shtetit Shqiptar për të paktën pesë vjetët e fundit.
Jam i bindur dhe i sigurtë që vjedhja trevjeçare e multimilionëshe e “hajnit të xhepave” do të duket si një hajni xhepash përballë malit të kusarisë “Fullani, Berisha e Co.” Ligj e drejtësi për cilindo! Pranga, jo dekorata! Ndëshkime të pamëshirshme ligjore, jo përgëzime e ledhatime për kusarët dhe tutorët e protektorët e tyre! Sot! Nesër është e do të jetë tepër vonë…!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com