Fenomeni amerikan Majkëll Felps është tërhequr zyrtarisht nga noti. Felps pas fitores së medaljes së artë në garën e 4x100 metrave, ka deklaruar se nuk do të garojë më në një garë noti. Gjithësej peshkaqeni Felps ka fituar në karrierë 22 medalje, midis të cilave 18 të arta, 2 të argjenda dhe 2 bronzi.

27 – vjecari Majkëll Felps është tërhequr nga sporti si notari më i suksesshëm i të gjitha kohërave në histroinë e Lojërave Olimpike, pasi askush më parë nuk ka arritur të fitojë 22 medalje. Pas fitores së medaljes së fundit në një event të tillë prestigjoz dhe deklaratës për tërheqje përfundimtare, Felps është shfaqur mjaft i emocionuar. Ndërkohë që sipas analistëve të sportit të notit do të jetë shumë e vështirë që të lindë një tjetër notar me cilësitë e Felps, i cili ka tre edicione të Lojërave Olimpike nga Athina- Pekini dhe në fund Londra që mahniti botën me paraqitjet e tij të mbreslënëse.

(d.b/shqiptarja.com)