Reperi nga Kosova, Majk, që shumë e identifikojnë me hitin "S'jena mo", pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij më të re me titull "Dashni". Të shumta kanë qenë komentet që kanë pasuar publikimin e këngës, por kryesisht reperi 26-vjeçar është akuzuar se ka kopjuar këngën e reperit francez Maître Gims - Brisé.
Në një intervistë për Shqiptarja.com, reperi emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha, reagoi ndaj komenteve duke pohuar se është frymëzuar nga reperi francez. Sipas tij, kur dëgjon një këngë të bukur pa pushim, ajo vetvetiu të vjen ndërmend kur krijon vetë dhe mund të ketë ngjashmëri.
Megjithatë kënga sigurisht ka individualitetin e saj, prandaj dhe ka marrë mbi 2,000,000 klikime në më pak se një javë pas publikimit.
Majk foli dhe për marrëdhënien e tij me femrat, pohoi ‘mitin’ e famshëm se reperët janë më të suksesshëm në këtë fushë, por fatkeqësisht ai aktualisht është i fokusuar vetëm tek puna dhe pse jo, ndonjë flirt i vogël.
/Shqiptarja.com