TIRANE- Pandeli Majko anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste doli tepër i indinjuar nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit ku ishte planifikuar të niste diskutimi i paketës së ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga PS, por PD kërkoi dy javë kohë.

Majko e quajti “humor të hidhur” kërkesën për shtyrjen në 2 javë kohë të diskutimit të paketës, ndërkohë që PS kishte deklaruar se do ta votonte heqjen e imunitetit pavarësisht nëse PD do votonte pro apo kundër këtyre ndryshimeve.
”Çudia ishte që sot PD kërkoi 2 javë kohë për të menudar për një varg propozimesh që kanë të paktën 2 muaj, që diskutohen. Kërkuam një axhendë që të përmbyllej brenda datës së 14 shtator dhe votimi në seancë parlamentare të ishte 28- 30 shtator.

Tejkaluam veten dhe një varg problemesh dhe u ulëm në tavolinë për të mbyllur këtë kapitull edhe dua të theksoj duke ulur kokën sepse nuk ka opozitë që të thotë se edhe nëse nuk i votoni do të vijmë të votojmë heqjen e imunitetit”- tha Majko

Deputeti socialist  e quajti “humor të hidhur” por dhe një luks të tepruar që tregon papërgjegjshmëri” nga PD. “ Dy javë kohë për të diskutuar dicka që është e stërdiskutuar. Do të ishte më normale që t’i votonte kundra edhe në seancë. Por mesa duket cështja e imuntetit nuk është kaq e lehtë. Po e mbyll me një thënie labe: “Muço të hëngërt tënja e ke të keqen nga brënda. Këtë e kam për kryeministrin”- tha Majko në një prononcim për median nga zyra e grupit parlamentar në Kuvend menjëherë pasi Këshilli i Legjislacionit shtyu për dy javë fillimin e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese.
(sg/shqiptarja.com)