Majko: Gjykata Speciale diskuton
statusin e shqiptarëve në rajon

Majko: Gjykata Speciale diskuton<br />statusin e shqiptarëve në rajon
Ish-kryeministri, Pandeli Majko e cilëson të detyrueshme votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë pasi kështu shteti i Kosovës ruan statusin ndërkombëtar. Sipas Majkos diskutimi mbetet se cilin variant do të miratojnë deputetët e Kuvendit. Deputeti i PS-së nënvizon se diskutimi për këtë çështje nuk ka pse shmanget pasi nuk kemi të bëjë vetëm me një çështje juridike por diskuton statusin e shqiptarëve në rajon.

“Gjykata Speciale fton deputetet e Kosovës të bëjnë një akt të diskutueshëm në raport me funksionimin e një shteti normal. Por, nga ana tjetër ai është padiskutim i nevojshëm për të ruajtur statusin ndërkombëtar të shtetit. Në çdo rast dhe për çdo shtet, e dyta vendos për të parën. Balanca e një veprimi në dukje të padrejtë në emër të së ardhmes e bën votimin e Gjykatës Speciale përulësisht të detyrueshëm. Historia i ka mësuar shqiptaret se heroizmi në një betejë të humbur është metaforë e Luftës së Kosovës ndodhur shekuj më parë”, shkruan Majko në “Facebook”.

“Krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka të bëjë vetëm me regjimin juridik të brendshëm të shtetit të Kosovës. Nëse do të ishte vetëm kështu... do të isha në krah të kundërshtarëve të kësaj gjykate. Por, nuk është kështu! Për të ardhmen e shtetit të Kosovës krijimi i kësaj gjykate ka të bëjë me statusin ndërkombëtar të saj”, vijon Majko.
 
Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e Luftës së Kosovës shpreh mendimin se, në fund në çdo rast Gjykata Kushtetuese do të ngrihet dhe diskutimi është nëse do të merret parasysh propozimi amerikan dhe evropian apo varianti rus.

“Varianti i parë përkon me pranimin e Gjykatës Speciale, i cili në procedurë është ajo e një shteti sovran që vendos me vota në Kuvendin e vet. Varianti rus është ai i “kryqëzimit” ndërkombëtar të Kosovës në Kombet e Bashkuara duke zhvlerësuar investimin për statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shprehet Majko.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1150 vota, Gjikuria 559

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1150 vota, Gjikuria 559