TIRANE- Debate në Komisionin e Ligjeve ku ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi po raporton për punën një vjeçare të këtij institucioni. Deputeti i PS-së Pandeli Majko iu drejtua Halimit duke kritikuar “bashkëpunimin zero” mes kësaj ministrie dhe Prokurorisë së Përgjithshme të cilën siç i kujtoi Majko “E keni zgjedhur vetë bashkë me presidentin Bamir Topi”
“Ju po sulmoni kryeprokuroren ndërkohë që bashkëpunimi mes jush si ministri dhe Prokurorisë të cilin e keni zgjedhur vetë, është zero. Jeni bërë simbolika për të goditur Ina Ramën.” – deklaroi Majko në komisionin e Ligjeve, duke e quajtur “të paragjykuar” raportin e Ministrisë.
“Ne sot kemi ardhur të dëgjojmë një raport për luftën kundër krimi të organizuar, jo vetëm thjesht statistika që ju keni thjesht nga pikëpamja statistikore me Prokuroren e Përgjithshme. Ajo çka kuptoj unë është se mënyra juaj nga pikëpamja procedurale e bashkëpunimit është zero.”- tha Majko.
Duke iu referuar akuzave që Ina Rama i bëri dje po në komisionin e ligjeve, se ministria e Drejtësisë tejkaloi kompetencat, Halimi tha: “Unë i sjell kuvendit të gjitha gjetjet e inspektimit. Reagon apo nuk reagon prokurori, nuk më pengon mua të zbatoj detyrimet ligjore. Deri në datën 29, që ishte afati limit bëri vetëm 1 reagim. Nga 315 prokurorë ka rezultuar se 15 % prej prokurorëve kanë shkelje disiplinore. Ne do të ishim të lumtur nëse 85 % e kësaj prokurorie të funksiononte në mënyrë të shkëlqyer. Prokurori i përgjithshme duhej të analizonte situatën me seriozitet dhe jo mendjelehtësi"
Sipas ministrit të Brendshëm kontrollet në prokurori janë bërë duke u mbështetur nga 14 me ankesa të qytatërëve dhe në 10 kontrolle janë konstatuar shkelje dhe zvarritje të afateve të hetimit.
Në raport thuhet se Ministria është penguar nga prokuroria për të ushtruar "mekanizmat kushtetuese dhe ligjore të kontrollit të pushteteve dhe organeve kushtetuese. Nga 653 procedime që janë kontrolluar janë konstatuar shkelje ligjore në 49 procedime, shkelje që i atribuohen 59 prokurorëve. Sipas ministrisë kontrollet janë bërë 121 në prokurorinë e shkallës së parë dhe 532 në ate te apelit, për periudhen nga viti 2005 deri në 2011.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com