TIRANË - Deputeti socialist, Pandeli Majko i është bashkangjitur reagimit qytetar në mbrojtje të lumit të Radikës në Dibër.

"Kam vendosur të jem pjesë e "Besëlidhjes së Radikës", pasi sot dibranët kanë nevojë dhe po kërkojnë ndihmën e cilitdo që dëshiron ta japë atë", shkruan Majko në Facebook.

Duke shtuar se "duhet të pohojmë vetëveten duke dalë në krah të shqiptarëve në Maqedoni pa asnjë dallim politik, krahinor dhe shtetëror, pasi ata janë vëllezërit tanë dhe interesat e tyre janë edhe tonat. Forca e një kombi është e barabartë me forcën e asaj pjese të tij mbi të cilën ushtrohet presion më i madh…".


Mbi cilësitë e dibranëve Majko ka theksuar se "dibranët historikisht kanë ditur t’i zgjidhin punët e veta" dhe se "ata nuk janë individë që kërkojnë dhe ankohen duke u qarë për problemet, që jeta u nxjerr përpara. Dibra ka nxjerrë njerëz që njohin fjalën përpara të bërtiturës. Qetësia dhe urtësia gjithmonë ka fshehur trimërinë që mbart karakteri i tyre".

pandeli majko

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)