Dua të nënvizoj që është tendencë dhe nuk ka të bëjë me një lloj shqetësimi të jashtëzakonshëm nga ana jonë.Ju e shikoni ne jemi duke mbledhur strukturat e partisë dhe po fillojmë të ndezim motorët e fushatës elektorale,gjë të cilën është e kotë ta diskutojmë.
Kjo fushatë nuk do të varet nga KQZ,por do të varet nga mënyra se si ne do të detyrojmë njerëzit,brenda asaj që kërkon,momenti për të votuar në datën 23 qershor. Kjo krizë e KQZ-së nuk ka filluar nga opozita, kjo ka filluar,nga mënyra se si maxhoranca aktuale u soll ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”, tha Majko.
Ndër të tjera, ai shtoi se Antari i KQZ-së betohet,ka një betim i cili është i rrallë nga pikpamja e betimeve që bëhen në bazë të kushtetutës.Antari i KQZ-së betohet për zbatimin e ligjit para parlamentit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)