Majko kundër qeverisë teknike:
Nuk kanë zgjidhur probleme

Majko kundër qeverisë teknike:<br />Nuk kanë zgjidhur probleme
Ish-kryeministri Pandeli Majko shprehet kundër tezës së opozitës për krijimin e një qeverie teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Qëndrimi i deputetit të PS vjen në një kohë kur opozita ka nisur një protestë prej 15 ditësh me të njëjtin kusht, qeverinë teknike. 

Majko thotë se qeveritë teknike nuk u kanë dhënë asnjëherë zgjidhje problemeve në Shqipëri. 

Nuk mund të vish në dialog me një qeveri duke thënë se dialogu fillon nga largimi yt. Të dyja palët kanë vend për të reflektuar. Qeveria teknike duhet rishikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet”, thotë Majko.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk do kemi problemin me mënyrën se si mund të qeverisin politikanët. Politikanët janë njerëz që mund të gabojnë. Problemi që ka pasur Shqipëria është që kur është gabuar nuk është vepruar, sepse kjo është drejtësia dhe përfaqësuesit e saj. Duhet thënë që ne kemi krijuar një histori të paprekshmish në politikën shqiptare, sepse ne kemi emëruar gjykatësit. Tani sistemi ka ndryshuar dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar edhe me votat e opozitës”, deklaron Majko për Top Channel.
 
Majko thotë gjithashtu se Reforma në Drejtësi është një operacion jo vetëm për një palë zgjedhje.

"Kjo që po diskutojmë sot nuk është për një palë zgjedhje, reforma në drejtësi që ka nisur sot do të ketë të bëjë me një brezë të tërë. Një brez që në këtë moment shpreh reflektimin për gabimet që janë kryer", tha Majko.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth