Majko “ironizon” KE: Paskan
zgjedhur pulën, jo vezën

Majko “ironizon” KE: Paskan<br />zgjedhur pulën, jo vezën
TIRANE- Ish kryeministri dhe deputeti i PS Pandeli Majko është bërë pjesë e debatit që po bëhet mes Prishtinës, Beogradit dhe Komsionit Evropian për çështjen e projekteve me të cilat financohet Prishtina, por që janë nën logon e Republikës së Serbisë. Pandeli Majko është bërë pjesë e komenteve edhe për debatin që po bëhet mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për barrierat tarifore në import eksportin e patates.

Këto çështje janë ngritur ditën e sotme në gazetën “Koha Ditore” e cila ka nxjerrë një dokument ku tregon se Komisioni Evropian i jep fonde Kosovës nën inicialet RS (Republic of Serbia) dhe po ashtu një shkrim tjetër për çështjen e patates.

“Shqiperia dhe Kosova debatojne per cmimin e "patates" (Koha Ditore)...Në dokumentet zyrtare te BE, përfshirë edhe ato që janë publike dhe gjenden në faqet e internetit të Komisionit Evropian, pranë fjalës “Pristina” shkruhen inicialet “RS” (Republic of Serbia) dhe më pas titulli i projektit për të cilin Brukseli ofron përkrahje financiare...Shkencëtarët britanikë zgjidhin enigmën: pula apo veza...Paska qenë pula!!! Illusion is the first of all pleasures. (Oscar Wilde)” shkruan Pandeli Majko duke ironizuar si Tiranën, Prishtinën dhe vetë Komisionin Evropian.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate