Majko në Repolitix: Votuesit tanë që punojnë në adiministratë do të kenë probleme nëse fiton PD

Për kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Pandeli Majkon, fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit duhet të dalë sa më parë, në mënyrë që qytetarët të informohen.

Majko në një intervistë për emisionin ‘Repoltix’ në Report TV theksoi se kërkesa e socialistëve për fletën me numra lidhet me procesin e numrit, pasi sipas tij është teknikisht më e thjeshtë kjo mënyrë.

'Në planin personal cilado të jetë fleta mezi po e pres atë që të dalë sepse të informohet publiku. Është pjesë teknike për sa i përket edhe mënyrës së numërimit. Të dyja modelet kanë të mira dhe dobësitë e tyre, por modeli me numra lehtëson shumë procesin e numërimit.’- tha Majko.

Majko tha se të gjithë kolegët e tij po luftojnë fort, por për to primare është që të fitojë numri Partia Socialiste dhe se politikisht është më i rëndësishëm numri 12 sesa numri individual. Teksa u përgjigje në lidhje me kërkesën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili u kërkoi që të mos bëjnë fushatë për numrat e tyre personal, por për 12, Majko tha se kjo lidhet me faktin që qytetarët mos të ngatërrojnë numrin e Partisë Socialiste. Majko tha po ashtu se votuesit e tyre do të kenë probleme duke filluar nga ato që punojnë në administratë dhe këtë mos e vinin fare në dyshim. Për Majkon shqetësim në këto zgjedhje për PS-në mund të sjellin, ato persona që nuk duan që të votojnë.

‘Ne po të ecim me logjikën sesa vota do të marrë secili do ta kompleksohet ne kemi qëllim të fitojë PS zgjedhjet. 12 ajo është gjëja më e rëndësishme pastaj ato janë zgjedhjet individuale të votuesit. Besoj dhe me këtë mënyrë votimi do të shohësh, se kush fiton. Për ne politikisht e rëndësishme është 12 pastaj janë numrat individualë.

Ne po luftojmë fort të gjithë, kolegët po luftojnë në gjithë qarkun e Tiranës nuk është një betejë e thjeshtë. Edhe me vendosjen tonë në vijën e zjarrit. Unë ndihem mirë që jam në vijën e zjarrit, siç do të ndihej çdo socialist kur të fitojë. Votuesit tanë do të kenë probleme duke filluar edhe nga ato që punojnë në administratë. Këtë as mos e vini në dyshim!

Njerëzit e identifikojnë me numrin e partisë në logo dhe ne po e standardizojmë këtë çështje secili do të bëj edhe fushatë për vete. Ne të fitojmë zgjedhjet, kjo do të respektojë renditjen e listës. Nëse kemi angazhim është që të nxjerrim të gjithë njerëzit tanë të votojnë për ne, të cilët kanë votuar për herë për ne.  Do të na vinte në vështirësi nëse disa njerëz të cilët janë mërzitur me ne nuk do të vinin që të votonin.’- tha Majko.


Lajmi kryesor:

Majko në Repolitix: PD dhe LSI janë në konkurrencë me njëra-tjetrën! Votuesit tanë në administratë janë në rrezik nëse fiton PD


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet