Majko në Repolitix: PD dhe LSI janë në konkurrencë me njëra-tjetrën! Votuesit tanë në administratë janë në rrezik nëse fiton PD

Votuesit tanë në administratë do të jenë në rrezik nëse fiton Partia Demokratike. Kështu bëri të ditur kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko, gjatë një interviste për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, i cili tha se kjo gjë nuk vihet fare në dyshim, nëse vjen në pushtet opozita. Majko po ashtu tha se të gjithë kolegët e tij po luftojnë fort, por për to primare është që të fitojë numri 12, i Partisë Socialiste dhe se politikisht është më i rëndësishëm sesa numri individual.

Sakaq referuar kundërshtarit në zgjedhjet e 25 prillit, për Majkon, LSI dhe PD janë në konkurrencë me njëri tjetrin. Kjo sipas Majkos u vu re qartë edhe në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratikë ku LSI nuk ishte fare prezente.

I pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se nëse fiton PS mbi 71 mandate do të japë dorëheqjen, Majko u përgjigj shkurt, duke deklaruar se Meta sot që flasim është kundërshtar politik i PS-së.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko sqaroi po ashtu se përse nuk u sigurua vota e emigrantëve më zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Majkos, shkak i mosrealizimit të votës së emigrantëve ka qenë bllokimi i akteve nënligjore nga opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Majko në Repolitix: PD dhe LSI janë në konkurrencë me njëra-tjetrën! Meta sot që flasim kundërshtar politik i PS-së

Për Pandeli Majkon LSI dhe PD janë në konkurrencë me njëri tjetrin. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Majko tha se kjo u vu re qartë edhe në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratikë ku LSI nuk ishte fare prezentë.

‘PD dhe LSI janë në konkurrencë dhe kjo është e dukshme. Në hapjen e fushatës elektorale të PD-së as nuk i ftoj. Nuk diskutohet fitorja e PS-së, pse nuk merren vesh dy përfaqësues të opozitës. Tendenca e kundërshtarëve është që PS mos ta lënë mbi 70.’- tha Majko.

I pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se nëse fiton PS-së mbi 71 mandate do të japë dorëheqjen, Majko u përgjigj shkurt duke deklaruar se Meta sot që flasim është kundërshtar politik i PS-së.

‘Ilir Meta është kundërshtar politik i PS-së sot që flasim. Në momentin që ne fitojmë zgjedhjet gjithçka është procedurë,  çdo procedurë është shkruar në kushtetutë kështu që askush nuk mund ta kundërshtojë atë.’- tha Majko.

Ora 21:48
Emigrantët s' votojnë më 25 prill/ Majko: E bllokoi opozita, kishin frikë se do të quhej fitore e PS-së

 

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se ka qenë bllokimi i akteve nënligjore nga opozita, shkak për mosrealizimin e votës së emigrantëve.

I ftuar në emisionin "Repolitix" në "Report Tv", Majko sqaroi se në janar kanë qenë gati të gjitha rrugët ligjore, dhe se ka patur dy herë diskutime me përfaqësues të opozitës dhe të organizatës të diasporës, por pasi u mendua se çështja u zgjidh dhe do kalonin aktet nënligjore, PD kërkoi 48 orë kohë për përgjigje, por që nuk e ka dhënë një të tillë as sot.

Sipas Majkos, arsyeja e bllokimit nga PD, është fakti që do të konsiderohej arritje e PS, në rast se emigrantët shqiptar do të mund të votonin më 25 prill.

Megjithatë, Majko sqaroi se në fakt bëhej fjalë vetëm për 7 mijë vota, një votim simbolik i emigrantëve, në mënyrë që më pas të fillonte dhe mekanizmi administrativ.

"Njerëzit në kohë fushatash janë mësuar të shohin njerëz që vetëm fajësojnë palën tjetër. Ne e kemi thënë që në fillim që nuk ka patur një regjistrim të plotë të shtetësive tanë jashtë vendit, për disa arsye. U shty afati i kartave të identiteti të vjetra, me qëllim që t'i jepej e drejta mbi 1 mln votues për të votuar. Ju mendoni që këta 1 mln votues janë të gjithë në Shqipëri? Jo janë edhe jashtë. Ka patur edhe probleme të zyrave të aplikimit, regjistrimit. Në Kanada shkojnë aplikojnë në Nju Jork, e imagjinoni dot? Në Greqi kjo u zgjidh, po ashtu po stabilizohet edhe në Itali sa i përket regjistrimit. Ky regjistrim ka ecur ngadalë. Janë regjistruar 3400 adresa, por jo votues sepse kryefamiljari regjistron të gjithë familjen. çështja që shteti shqiptar nuk i ka regjistruar sepse është vonuar..., ne do mbajmë përgjegjësinë që i takon institucioneve përgjegjëse. Opozita tha se ministri i shtetit për diasporën nuk duhet të jetë asnjë përfshirje në këtë çështje, flasim për dhjetorin e vitit 2017. Procesi ka vazhduar me një ngadalësi sepse askush nuk mendonte se do kishim votim të shtetasve që jetojnë jashtë dhe procesi ishte menduar se do të donte vite dhe ishte fokusuar te regjistrimi i dokumenteve. Në janar kanë qenë gati të gjitha aktet ligjore dhe do hapnim rrugë për votën e emigrantëve. Duke qenë se KQZ nuk kishte konsensus, iu drejtua partive politike. U ulëm dy herë me përfaqësues të opozitës dhe të organizatës të diasporës, menduam që e zgjidhëm dhe do kishim kalimin  e akteve nënligjore. PD kërkoi 48 orë kohë për përgjigje, kaluan javë dhe ende asnjë përgjigje. Sot PD dhe kryetari i PD thanë që maxhoranca bëri hile, por se ku është kjo hileja jonë, unë nuk e di. Ajo që ka funksionuar si arsye bllokimi është që arritja  e votimit të emigrantëve do të konsiderohej si sukses i PS. KQZ ka nxjerrë si arsyetim juridik një gjë që nuk ka të bëjë me aktet nënligjore. Ky shqetësim për të futur në sistem një numër shumë të limituar votuesish, për t'i thënë shtetasve tanë që jetojnë jashtë vendit që filluam. Gjithë këtë që mund ta kthenin kundër nesh, tani këtë e kthejnë që hilen e paskemi bërë ne. Bëhet fjalë vetëm për 7 mijë vota që thjeshtë të fillonte dhe mekanizmi administrativ pas kësaj do bënte presion për të gjitha, do krijohej regjistri i madh i shtetasve tanë jashtë vendit", tha Majko.

Ora 21:27
Majko në Repolitix: Votuesit tanë që punojnë në adiministratë do të kenë probleme nëse fiton PD

Për kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Pandeli Majkon, fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit duhet të dalë sa më parë, në mënyrë që qytetarët të informohen.

Majko në një intervistë për emisionin ‘Repoltix’ në Report TV theksoi se kërkesa e socialistëve për fletën me numra lidhet me procesin e numrit, pasi sipas tij është teknikisht më e thjeshtë kjo mënyrë.

'Në planin personal cilado të jetë fleta mezi po e pres atë që të dalë sepse të informohet publiku. Është pjesë teknike për sa i përket edhe mënyrës së numërimit. Të dyja modelet kanë të mira dhe dobësitë e tyre, por modeli me numra lehtëson shumë procesin e numërimit.’- tha Majko.

Majko tha se të gjithë kolegët e tij po luftojnë fort, por për to primare është që të fitojë numri Partia Socialiste dhe se politikisht është më i rëndësishëm numri 12 sesa numri individual. Teksa u përgjigje në lidhje me kërkesën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili u kërkoi që të mos bëjnë fushatë për numrat e tyre personal, por për 12, Majko tha se kjo lidhet me faktin që qytetarët mos të ngatërrojnë numrin e Partisë Socialiste. Majko tha po ashtu se votuesit e tyre do të kenë probleme duke filluar nga ato që punojnë në administratë dhe këtë mos e vinin fare në dyshim. Për Majkon shqetësim në këto zgjedhje për PS-në mund të sjellin, ato persona që nuk duan që të votojnë.

‘Ne po të ecim me logjikën sesa vota do të marrë secili do ta kompleksohet ne kemi qëllim të fitojë PS zgjedhjet. 12 ajo është gjëja më e rëndësishme pastaj ato janë zgjedhjet individuale të votuesit. Besoj dhe me këtë mënyrë votimi do të shohësh, se kush fiton. Për ne politikisht e rëndësishme është 12 pastaj janë numrat individualë.

Ne po luftojmë fort të gjithë, kolegët po luftojnë në gjithë qarkun e Tiranës nuk është një betejë e thjeshtë. Edhe me vendosjen tonë në vijën e zjarrit. Unë ndihem mirë që jam në vijën e zjarrit, siç do të ndihej çdo socialist kur të fitojë. Votuesit tanë do të kenë probleme duke filluar edhe nga ato që punojnë në administratë. Këtë as mos e vini në dyshim!

Njerëzit e identifikojnë me numrin e partisë në logo dhe ne po e standardizojmë këtë çështje secili do të bëj edhe fushatë për vete. Ne të fitojmë zgjedhjet, kjo do të respektojë renditjen e listës. Nëse kemi angazhim është që të nxjerrim të gjithë njerëzit tanë të votojnë për ne, të cilët kanë votuar për herë për ne.  Do të na vinte në vështirësi nëse disa njerëz të cilët janë mërzitur me ne nuk do të vinin që të votonin.’- tha Majko.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 02/04/2021 00:29

    Z. Majko ti me keto qe po thua po nderhyn haptazi ne procesin e votimit duke u bere presion te gjithe atyre qe jane ne admunistraten shteterore se po erdhi opozita ne pushtet do tju pushojne nga puna me keto qe po ben SPAK-u duhet qe te marre direkt te pandehur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy