Majko vizitoi veriun

Majko vizitoi veriun
Deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Pandeli Majko, po qëndron në Kosovë.

Në kuadër të vizitës, ish-kryeministri i Shqipërisë u prit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, dhe më pas vizitoi edhe veriun e Mitrovicës. 

Referuar kumtesës së Komunës së Mitrovicës, ish kryeministri i Shqipërisë vizitoi disa lagje të veriut të banuara me shqiptarë. 

Bashkërisht kanë qëndruar në shtëpinë e Florent Azemit, përfaqësues i shqiptarëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri ku i është shpejguar se institucionet e Serbisë prej pasluftës kanë tentuar në forma të ndryshme që të spastrojnë etnikisht këtë pjesë të Kosovës.

“Serbia ka investuar shumë që veriun ta spastroj etnkisht nga shqiptarët, mirëpo ne kemi mbijetuar me ndihmën e institucioneve tona, që tash janë duke na ndihmuar shumë”, ka thënë Azemi.

Vizita ka vazhduar në Kroin e Vitakut, ku ish-kryeministri Majko dhe kryetari Kastrati kanë ndaluar në afërsi të shtëpive të Ali Kadriut, personit që EULEX dhe UNMIK ia kishin ndaluar ta rindërojë shtëpinë.

Majko është shprehur i impresionuar për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në veri, thotë komunikata e Komunës së Mitrovicës, duke shtuar se Majko ka thënë se nuk e kishte paraparë një realitet të tillë, meqë përshtypja e përgjithshme e krijuar nga mediat është krejtësisht ndryshe.

“Është dashur që të vija këtu dhe të kuptoja se nuk është vetëm një urë që lidh qytetin, por që janë tri sosh”, tha Majko.

Duke shprehur qëndrimin e tij për çështjen e veriut në deklarimet e mëhershme, Majko kishte thënë se zgjidhja e çështjes së veriut është brenda Kushtetutës së Kosovës dhe në asnjë rrethanë jashtë saj.

 E sa i përket përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Majko e ka vlerësuar këtë proces si një etapë të re për institucionet e Kosovës. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi