Majlinda Bregu nuk “integrohet” dot me Blendi Fevziun

Majlinda Bregu nuk “integrohet” dot me Blendi Fevziun
E pranishme në festën e 5 vjetorit të televizionit Ora News, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, duket se nuk mund të “integrohet” dot me gazetarin e televizionit Blendi Fevziu. Të paktën këtë të lë të kuptosh ky diskutim mes gazetarit dhe ministres, gjatë këtij bashkëbisedimi të beftë në hyrje të Sheraton. Por cila duhet të jetë arsyeja vallë? Mos ndoshta ministrja Bregu ka ndonjë pakënaqësi që Fevziu nuk e ka ftuar në studio apo është diçka tjetër. Më shumë sesa një dialog me shpoti mes tyre, ndoshta kjo bisedë mund të ketë lidhje edhe me intervistën e fundit të Blendi Fevziut me kryeprokuroren Inës Rama, e cila për hir të vertetës u komentua shumë në media. Ndoshta për faktin që gazetari i Klan nuk arriti ta fustë dot në “kurth” me asnjë nga pyetjet e tij zonjën Rama, ministrja Bregu është e pakënaqur nga ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet