Majlinda Kelmendi, në Olimpiadë me
flamurin shqiptar, reagon Prishtina

Majlinda Kelmendi, në Olimpiadë me<br />flamurin shqiptar, reagon Prishtina
PRISHTINE - Autoritetet kosovare kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që përjashton xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi nga përfaqësimi I vendit të saj në Olimpiadën “Londra 2012”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që xhudistja kosovare të përfaqësohet në Londër vetëm si sportiste nga Shqipëria.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë Memli Krasnqi e cilësoi këtë vendim nje shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
“Bordi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në esencë shkeli të drejtat e njeriut duke mos e lejuar xhudistin tonë Majlinda Kelmendi që të përfaqësojë shtetin e vet në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Madje asaj nuk iu lejua as paraqitja si sportiste e pavarur, një dëshirë e dytë e saj” tha Ministri Krasniqi.

Sipas tyre, KON-i vendosi që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ të jetë si sportiste nga Shqipëria.

“Me këtë akt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po humb edhe më shumë shpresat e dhjetëra mijë sportistëve dhe talenteve nga Kosova se ëndrra e tyre për të qenë të suksesshëm, të barabartë me sportistë tjerë, duke përfaqësuar shtetin e vet një ditë do të realizohen”, thuhet më tej në deklaratën e ministrit Kosovar.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur