Majlinda Kelmendi përfshihet në aksident në Kosovë! Makina e policisë përplaset me mjetin e saj

Majlinda Kelmendi përfshihet në aksident në Kosovë! Makina e policisë përplaset me mjetin e saj

Pamje nga aksidenti

Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Prishtinë.

Sipas mediave në Kosovë, një automjet policie ka përplasur mjetin e llojit “Poersche Macan”, të cilën po e ngiste xhudistja kampione e botës, Majlinda Kelmendi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ishte në aksion e sipër për të parandaluar një grabitje që po ndodhte në atë zonë, në një filial banke. Deri më tani nuk raporotohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Sa i përket grabitjes, policia e Kosovës ka njoftuar se një prej autorëve është arrestuar, teksa personi tjetër i përfshirë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare