Majlinda Kelmendi e ka bërë një hap tjetër të madh drejt Lojërave Olimpike të Brazilit, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Medalja e fituar i ka jep një shans real Kelmendit që të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në Olimpiadë.
Trajneri Driton Kuka thotë se ky ishte suksesi më i madh i të gjitha kohëve për sportin e Kosovës. Ai beson se si Majlinda, ashtu edhe Nora Gjakova, do ta fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, që zhvillohet në vitin 2016.
"Paraqitja e Kosovës në Paris ishte më e mira der tani. Është medalja e parë për Kosovën në Grand Slam. Majlinda Kelmendi u paraqit shkëlqyeshëm, fitoi 300 pikë në listën botërore dhe me këto pikë ajo renditet në vendin e tretë" deklaron Kuka për mediat vendase.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com