Në kontenë Galveston, në Teksas të SHBA, është zhvilluar edicioni i 81 i “Banana Derby”, një garë e panatyrshme, ku majmunet janë pjesë e eventit kalorsiak që në vend të kuajve përdorin qentë. Të veshur si kalorësit e rodeos, majmunët garojnë me njëri tjetrin në një pistë të ngushtë ovale, duke treguar aftësitë e tyre të kalërimit, pavarësisht se shpesh edhe hutohen.
“Banana Derby" është një nga atraksionet më të njohura në Panairin e Galveston dhe Rodeo. Majmunët e racës Kapiçun, që jetojnë në Amerikën Qëndrore dhe që kanë qënë pjesë e shumë filmave dhe programeve televiziv, janë të lidhur me qentë dhe i nënshtrohen lëvizjeve shpesh të paparashikueshme dhe të shpejta të tyre.
Majmunët e “Banana Derby” janë mjaftë të preferuar për amerikanët. Ata janë miq të mediave dhe sponsorëve, dhe fal natyrës së tyre unikale ofrojnë gjithmonë publicitet./Përgatiti Ilir Çuçi