BRAZIL 2014 - Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin, në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, Majmuni Iva ka parashikuar fitoren e Zvicrës përballë Francës.

Të dyja ekipet si Franca ashtu edhe Zvicra vijnë të dyja me nga 1 fitore dhe tani luajnë përballë njëra-tjetrës, jo vetëm për kualifikim por edhe për të përcaktuar se kush do të jetë kryesuesja e Grupit E.

Në ndeshjen e parë Zvicra e 5 shqiptarëve arriti të përmbysë rezultatin përballë Ekuadorit, ku goli i barazimit u shënua nga futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi. Ndërsa Franca mposhti me një rezultat të pastër Hondurasin, ndeshje e cila përfundoi 3-0 për “Gjelat” e Didier Deschamps.

Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, ndërsa nëse nuk zgjedh asnjë atëherë do të thotë barazim. Për sfidën e sotme Iva ka zgjedhur bananen me flamurin e Zvicrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)