Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin, në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, Majmuni Iva ka parashikuar fitoren e Spanjës përballë Kilit.

Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, ndërsa nëse nuk zgjedh asnjë atëherë do të thotë barazim. Për sfidën e sotme Iva ka zgjedhur bananen me flamurin e Spanjës.
 
Në ndeshjen e parë të Spanjës në këtë botëror përballë Holandës, Majmuni Iva ka parashikuar saktë fitoren e “tulipanëve”.