BRAZIL 2014 - Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin, në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, Majmuni Iva ka bërë edhe zgjedhjen e saj të saktë për fituesin e ndeshjes së djeshme mes Belgjikës dhe Rusisë.
Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, ndërsa nëse nuk zgjedh asnjë atëherë do të thotë barazim. Për sfidën e djeshme Iva ka zgjedhur bananen me flamurin e Belgjikës dhe ka goditur në shenjë.
Belgjika është ekipi i radhës që siguron kualifikimin pas dy ndeshjesh duke qëndruar në krye të Grupit H me 6 pikë pas fitores përballë Rusisë.
Ka qenë një gol i shënuar nga ana e Divock Origi në minutë e 88-të takimit ai i cili i ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër belgëve të drejtuar nga Mark Wilmots.
Humbja e djeshme e ndërlikon akoma edhe më tepër kualifikimin e ekipit të drejtuar nga italiani Kapelo, që tashmë pret në ankth për rezultatin e ndeshjes së radhës në Grupin H përballë Algjerisë dhe jo vetëm.
Rusia renditet e treta në Grupin H, me 1 pikë po aq sa Koreja e Jugut, që luan sonte ndeshjen e dytë përballë Algjerisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com