Bardhi për majorin e vënë nën hetim në Holandë: Paradite i shërben NATO-s, pasdite shtëpisë së barit! PS: Do ndiqen hapat ligjorë

 

Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti Demokrat Gazment Bardhi solli në vëmendje edhe rastin e ushtarakut të ndaluar në Holandë për trafik droge. Bardhi ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera.

Zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici tha se Ministria do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë ndërsa theksoi se ai mban përgjegjësi individuale dhe nuk mund të njollosë uniformën e Forcave të Armatosura.

Gazment Bardhi: Një oficer i ushtrisë shqiptare që është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë, që veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën e hiqte veshjen ushtarake ishte angazhuar në trafikim të lëndëve narkotike. Pra kemi çuar në bazë të lartë të NATO, një ushtarak të lartë, të arrestuar në Holandë për trafik droge. Ka patur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, që në fakt nuk sqaronte asgjë, vetëm se i kishte bërë thirrje ushtarakut të kthehet në atdhe. Ishte administrator ai i shtëpisë së barit në Holandë. Dua të di cilat ishin veprimet e policisë ushtarake? A ka patur Ministria informacion mbi veprimtarinë kriminale të ushtarakut? Çfarë veprimesh ka kryer SHIU, a keni informacione për zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprimtari të tillë? Si apo sa ndikon kjo çështje në raportet me NATO? A është cenuar siguria e shtetit shqiptarë?

Kotilda Bushka: Sllini lajm gazetash pa lexuar. Qasja se si reagohet ndaj veprimeve të gabuara është ajo që gjykohet. Cila është lidhja me projketligjin që po shqyrtojmë sot?

Dallëndyshe Bici: Forcat e Armatosura, në respekt të uniformës s’mund të identifikohen më këtë rast. Do ndiqen hapat ligjor. Përgjegjësia individuale.

Gazment Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri. Ministria duhet të kryejë hetime pro aktive që të mos çojmë këta ushtarakë që ruajnë shtëpi bari në bazat e NATO-s. Ka dështuar Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Klotilda Bushka: S’kemi pse diskutojmë çështje që si përkasin rendit të ditës.

Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i referohet lajmit, ku Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje, është vënë në hetim nga autoritetet holandeze pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë ngritur shtëpi bari. Ushtaraku shqiptar ka qenë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.

Ministria e Mbrojtje s’ka reaguar për këtë rast, duke thënë se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm, dhe Dinoshi është pezulluar nga detyra, madje është kërkuar rikthimi i tij në atdhe.


Lajmi kryesor:

Projektligji për zonat ushtarake, debate te ‘Ligjet’! PS: Nuk do të mbrohen më, vetëm do mbikqyren! Opozita: Nuk i shërben të mirës publike


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur