Me shtëpi bari në Holandë, në hetim majori i ushtrisë shqiptare! 'Mbrojtja': I kemi ndaluar të ushtrojë detyrën, të kthehet në atdhe

Me shtëpi bari në Holandë, në hetim majori i ushtrisë shqiptare! 'Mbrojtja': I kemi ndaluar të ushtrojë detyrën, të kthehet në atdhe

Foto ilustruese

Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal. Top Channel duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje. Pas arrestimit ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpie për rritje kanabisi.

Dinoshi, thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Në media shkruhet se ministria e Mbrojtjes e ka liruar Dinoshin nga detyra, por ende nuk ka një konfirmim nga Ministria e Mbrojtjes.

I kontaktuar nga Top Channel për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoi kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

“Çfarë Çfarë? Absolutist jo, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.

“Është përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze.  Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim. Kjo ngjarje ngre një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë, anëtar i NATO-s përzgjidhen dhe në çfarë filtrash kalojnë për të shkuar në të tilla misione. Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë  dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.

Shqipëria si vend  i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është  rritur kërcënimi  i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje./ Top Channel

Ermal Dinoshi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv