Makabër në Prizren, 27-vjeçarja akuzohet për vrasjen e foshnjes

Makabër në Prizren, 27-vjeçarja akuzohet për vrasjen e foshnjes

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Prizren, ku një nënë akuzohet se ka mbytur foshnjen e saj të sapolindur. Sipas policisë ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së premtes, ku në tavanin e shtëpisë është gjetur edhe foshnja e pajetë e gjinisë mashkull.

Trupi i foshnjes është dërguar në morg ku pritet ti bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë polciia njofton se ka vënë në pranga nënë 27-vjeçare me iniciale M.B. Nëna akuzohet nga Prokuroria e Prizrenit për vrasjen e foshnjes ku ka nisur edhe një hetim për të. 27-vjeçarja ishte e pamartuar çka shton dyshimet se krimin makabër mund të jetë pikërisht nga ajo.

“Dyshohet se një  grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërgu në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta eshtë ndaluar për 48 orë”, deklaron Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje