Një luftëtar britanik i cili ka udhëtuar drejt Irakut për të ndaluar ISIS ka treguar sesi luftëtarët e ISIS I kanë dhënë një gruaje  për të ngrënë pjesë nga djali i saj të cilin ata e kishin rrëmbyer dhe ajo e kërkonte. Britaniku I cili është bashkuar me focat kurde për të mos lejuar përhapjen e luftëtarëve të ISIS.

Gjatë qëndrimit të tij britaniku mësoi historinë makabër të një gruaje, e cila ndodhej në Mosul për të kërkuar tek luftëtarët ISIS djalin e rrëmbyer prej tyre. Fillimisht ata e kanë ulur gruan i kanë ofruar çaj dhe më pas një vakt të përbërë nga mish dhe oriz dhe supë. Ata u shprehën se ajo kishte bërë një rrugë të gjatë dhe duhej të çlodhej përpara se të takonte të birin.

Por në çastin që ajo ka pyetur për të birin, ekstremistët e ISIS kanë shpërthyer në të qeshura dhe I kanë thënë, “Ti sapo e hëngre atë”. Mësohet se ekstremistët e kishin vrarë, copëtuar si dhe ja kishin dhënë asaj për t’a ngrënë djalin e saj.

isis

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)