KOSOVE- Jo Piazza, shkrimtare dhe gazetare me famë ndërkombëtare ka shkruar një artikull tepër interesant mbi pasionin dhe artin e shqiptarëve të kosovës në mjeshtrinë e bërjes së makiatos. Artikulli është shkruar për Yahoo Travel dhe qysh në titull autorja ironizon se makiatoja më e mirë në botë nuk bëhet ku u shpik, Itali, përkundrazi në Kosovë.
“Duhet shumë pak për të ngacmuar një kosovar të mburret për nivelet e kombit të tij në pirjen e një makiatoje të përsosur.”- ka nisur artikullin e saj Piazza, ku me shumë humor vë në dukje, dhe më tutje gjatë artikullit të saj, se si për kosovarët pirja dhe përgatitja e një makiatoje “për të qenë” ka hyrë në jetën e përditshme.
Në fakt, sipas autores, pavarësisht se makiatoja në kosovë pihet kudo (bare, karburante apo edhe në restorantet e rrugës) dhe kurdoherë, mjeshtria e kosovarëve qendron tek qumështi.
“Italianët bëjnë vetëm kafe me qumësht. Ne e vlojmë qumështin dhe gjithashtu bëjmë krem mbi masën e tij.”- i rrëfen gazetares një kamerier vendas.
Jo vetëm kaq, por kosovarët shprehen se vetë vizitorët italianë dhetë huajt në përgjithësi e preferojnë së tepërmi makiaton “Made in Kosovo”.
"Italianët shpikën makiaton. Për ne është pjesë e krijimtarisë tonë . Makiato ynë është thjesht e përkryer. Ne kemi përsosur shkumëm . Bëjmë shkumën me makinën e ekspresit."- i shpjegon plot krenari gazetares, guida e saj, Petrit Riza.
Një prej të vërtetave që përmend Piazza në artikullin e saj është mungesa realiteteve si “Starbucks” në Kosovë dhe çmimi tepër i ulët, në raport me kualitetin, i makiatos kosovare. Gjë që e bën këtë të fundit si pjesë të kulturëa dhe realitetit të përditshëm në vend.

(“Të mburresh rreth makiatos, është një kalim kohe kombëtare në Kosovë” . Foto : Jo Piazza)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com