Makina bie në kanalin plot me ujë në Librazhd dhe zhytet komplet, vjehrri thyen xhamin e shpëton mrekullisht bashkë me nusen

Nje makinë ka rënë në kanalin plot me ujë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Pishkash, duke u zhytur komplet.

Report Tv mëson se 2 antarët e familjes që ndodheshin në makin, nusja dhe vjehrri, kanë shpëtuar mrekullisht pasi ky i fundit ka thyer xhamin e makinës dhe kanë dalë nga kanali. Në makinë ndodheshin Hysen Skordhja dhe nusja e djalit Marjana Iljasllari.

Përroi ku ata ranë është krijuar si pellg i madh nga punimet e HEC-it, që po bëhen përgjatë rrugës dhe linjës hekurudhore. Në këtë aks nuk ka patur as sinjalistikë rrugore. Makina ende ndodhet në pellgun e ujit krijuar te "Tre Urat".

Nusja bashkë me vjehrrin ndodhen në spitalin e Prrenjasit dhe po marrin ndihmën mjekësore, pasi janë jashtë rrezikut për jetën.1602579178_1602578703elbasan.jpeg

Makina e zhytur në kanal

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin