Makina bombë e Anders Breivik
pjesë e ekspozitës në një muze

Makina bombë e Anders Breivik<br />pjesë e ekspozitës në një muze
Të mbeturat e autobombës të cilën vrasësi masiv nga Norvegjia, Anders Behring Breivik e përdori në një sulm janë vendosur në një ekspozitë në muzeun në Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Siç shkruan portali norvegjez "Local", në ekspozitën e përkohshme në Oslo janë ekspozuar të mbeturat e autobombës të cilën Breivik e kishte përdorur për të hedhur në erë godinën qeveritare në qendër të kryeqytetit norvegjez në korrik të vitit 2011.
 
Në ekspozitë vizitorët do të kenë mundësi të shohin motorin, rrotat dhe pjesë të tjera të makinës të cilën sulmuesi e kishte përdorur në sulm. Gjithashtu do të vendoset edhe karta e identitetit fallco si dhe shenjat e policisë të cilat i ka përdorur Breivik gjatë sulmit.
 
Ministri norvegjez i Pushtetit Lokal, Jan Tore Sanner tha se është e rëndësishme të mbahet një ekspozitë e tillë në mënyrë që qytetarët e Norvegjisë të kuptojnë se çfarë me të vërtetë ka ndodhur atë ditë tragjike.
 
Në shpërthimin e autobombës humbën jetën së paku tetë persona, ndërsa 209 të tjerë janë plagosur. Në sulmin e dytë të Breivikut, i kryer të njëjtën ditë në ishullin Utoya janë vrarë 69 persona të tjerë, ndërsa 110 janë plagosur.
 
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun për pesë vjet, gjithashtu do të përdoret për vizitat e shkollave dhe qëllime edukative.



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)