Aksidentohet në Librazhd makina e ambasadës ruse, zyrtari thyen krahun, 3 të plagosur (Emrat+Foto)

Aksidentohet në Librazhd makina e ambasadës ruse, zyrtari thyen krahun, 3 të plagosur (Emrat+Foto)

Foto nga vendi i ngjarjes në Librazhd

Pasditen e sotme, si pasojë e motit të keq janë shënuar tre aksidente në Librazhd, Rrogozhinë dhe në Balldren me pesë persona të plagosur. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në Librazhd një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin  te kthesa e urës së Murrashit duke u përplasur me një tjetër mjet, tip 'Benz'. Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te 'Benz'-i që u përplasën.

Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35-vjeç. Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Personi që po drejtonte makinën tip 'Benz' është Besnik Gora. Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore. Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në Librazhd. Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje. 

Ndërkohë që në Rrogozhinë janë plagosur dy persona, pasi makina ku po udhëtonin ka dalë nga rruga. Pasdite u shënua një aksident edhe në Balldren.

 

Video Aksidenti në aksin Rrogozhin-Peqin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale