/ ATSH / - Një udhëtim fantastik me plot aventura i mirëpret heronjtë në këtë histori të magjishme.
Shfaqja e tiulluar "Makina e kohës" me tekst dhe regji nga Nelson Mulla, video animim nga Renato Aloçkolli, kostumet e Stela Laknorit, dhe skenografinë e Beqo Nanaj, është edhe aventura më e fundit e cila fton fëmijët të argëtohen të shtunave dhe të dielave ora 10:30 në Teatrin kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Ilirda Bejleri, Aldjon Matarangasi, Erlin Visha, Rezart Barjoti, dhe Anderson Gurra janë edhe emrat e aktorëve të cilët intepretojnë udhëtimin fantstik të krijuar nga Mulla.
Plot aventura në këtë histori të magjishme, dhe një udhëtim jo i zakonshëm, një zhvendosje në dimensionin kohë, fton të gjithë vogëlushët të argëtohen fundjavave në kryeqytet.
Sinopsi
Një udhëtim fantastik me plot aventura i mirëpret heronjtë në këtë histori të magjishme. E vecanta: nuk bëhet fjalë për një udhëtim të zakonshem, por për një zhvendosje në dimensionin "kohë". Pasi bien në kontakt me Makinën e Kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të cuditshmit, që nga faraonët të cmendur pas arit, tek banorët komik Jeshil të "Planetit Jeshil", tek kinezët me vështiresinë e tyre në të komunikuar, e deri tek dinosaurët. Madje pjesë e së tërës bëhen edhe personazhe të njohur për publikun e vogël sic janë: Sidi e Mamuthi. Po robotët-njerëz, si shihen në imagjinatën e femijeve? Të gjitha këto e më shumë, ju ftojmë t`i ndiqni në këtë udhëtim në kohë, me plot surpriza të këndshme, situatë komike, fantazi, argëtim e sigurisht mesazhe për gjithë publikun e vogël.
/Shqiptarja.com