Makina e vrasësve në Vlorë
e vjedhur 10 ditë më parë

Makina e vrasësve në Vlorë<br />e vjedhur 10 ditë më parë
VLORE- Shqiptarja.com sjell detaje të reja nga atentati i mbrëmshëm në Vlorë, ku humbën jetën Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmeni i njohur, Mirvjen Hyseni

Automjeti tip BMW 320 me targa AA 348 PC, ngjyrë gri dhe me xhama të zinj, i përdorur nga tre autorët e krimit, rezulton i vjedhur në Durrës para 10 ditësh. 

Autorët e atentatit e dogjën makinën pranë nënkalimit të Panajasë, menjëherë pas krimit të përgjakshëm që u regjistrua në një zonë mjaft të populluar të Vlorës, pranë Sheshit të "Flamurit". 

Makina në pronësi të I.C, denoncoi vjedhjen
Makina është në pronësi të shtetasit I.C, i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e automjetit, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen.

Tre autorët e krimit e kanë përdorur makinën para dhe pas atentatit dhe me të kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.
makina e braktisur
(Automjeti i autorëve i braktisur pranë fshatit Panaja)

Pas ekzekutimit të Saliut dhe Hysenit, vrasësit janë larguar menjëherë me automjetin tip BMW, ndërsa e kanë braktisur atë pranë fshatit Panaja.

Edhe pse i kanë vënë flakën, automjeti është djegur vetëm nga brenda. Grupi hetimor vijon punën për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifkimin e autorëve të ngjarjes ose të personave që kanë lidhje me të. 

[gallery]22437[/gallery]

Vlorë, vritet në atentat pronari i një TV vlonjat dhe kreu i OSHEE
Atentat në zemër të Vlorës, vritet më plumba kallashnikovi pronari i një televizioni lokal të Vlorës, ndërsa viktimë e plumbave duke vdekur në vend mbetet dhe drejtori i OSHEE të Vlorës.
 
Ngjarja ndodhi në Sheshin e Flamurit kur nje person qe zbriti nga një makine tip BMW me targa AA 348 PC ka qëlluar në drejtim të 'Hotel Vlora', pronë e Erven Hysenit.

Si pasojë kanë mbetur të vrarë drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i 'Hotel Vlora', shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, 'Vlora Channel'.

Gazetari Armand Xhelili, ben te ditur se, nga hetimet paraprake flitet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’, kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrare aksidentalisht.

Dyshimet e para flasin per larje hesapesh pasi atentati ka qene i mireorganizuar.  Autori pasi zbrazi armen te 'Sheshi i Flamurit' ka dale jashte Vlores, duke djegur makinen prane fshatit Panaja. 

I plagosur ka mbetur dhe nje kamarier.

Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit ka lëvizje masive të qytetarëve, pasi shëtisin buzë bregut të detit.

Pas të shtënave me armë, qytetarët janë larguar me shpejtësi duke ruajtur veten nga plumbat që vërshonin ngado.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!