Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina e djegur e përdorur për atentatin në lagjen Dobraç të Shkodrës

Makina tip “Range Rover” që u përdor në atentatin me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër, rezulton e vjedhur në Durrës. Policia ka mundur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes numrit të mbetur në shasinë e mjetit që u gjet i shkrumbuar terësisht në fshatin Golem të Shkodrës, sëbashku me dy automatikë të përdorur në ngjarje.  Ky informacion ka zgjeruar hetimin e policisë dhe prokurorisë se Shkodrës, që po kryejnë veprime për të kuptuar nëse autorët e vjedhjes së automjetit kanë lidhje me ata të vrasjes.

Hetuesit po vijojnë gjithashtu kërkimet për këtë person që shfaqet në vendin e ngjarjes pranë trupave të viktimave Hamza Lici e Arlind Bushati.  Ai dyshohet se ka qenë në makinë me viktimat, por nuk është identifikuar ende. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” me targa korate që u qëllua me 30 plumba nga atentatorët.

Grupi hetimor është në pritje të rikuperimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave rezultuan të koduara. Administrimi i tyre do ndihmonte hetuesit për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve, që dyshohet se kanë qenë për disa minuta në ndjekje të viktimave dhe i qëlluan për 300 metra në ecje.

Deri në këtë fazë, hakmarrja është pista kryesore e hetimit, për zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe kalimtares Flutura Basha dhe la të plagosur bashkëshortin e kësaj të fundit./ tv klan

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 03/11/2024 06:55

    Hetoni sa të doni por asgjë nuk keni për të zgjidhur, prokurori është me grupin B!!

    Përgjigju
    • XXX: 03/11/2024 14:28

      Vriteni peokurorin qerojeni qenin

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK