Me shpejtësi, pa rrip sigurimi dhe me telefon në timon, makina inteligjente kap në shkelje 30 efektivë policie, 5 deputetë dhe 20 mjete të institucioneve shtetërore

Me shpejtësi, pa rrip sigurimi dhe me telefon në timon, makina inteligjente kap në shkelje 30 efektivë policie, 5 deputetë dhe 20 mjete të institucioneve shtetërore

Jo vetëm qytetarët e zakonshëm. Pesë deputetë të parlamentit, 30 efektivë policie dhe 20 automjete të tjera shtetërore janë kapur nga makina inteligjente me shkelje në rrugë, shpejtësi skëterrë, me telefon dhe pa rrip sigurie.

ReportTv mëson se zyrtarët dhe ligjëvenësit janë pikasur kur kanë thyer tabelat e limitit të shpejtësisë nga 40 km/h deri në 130 km/h mbi sinjalistikën e lejuar.

Ata janë ndëshkuar me masa administrative dhe heqje pikësh në patentë, ndërsa automatikisht makinat e tyre u vendosën në sistemin e alertit të makinës inteligjente dhe patrullave rrugore.

Pas aksidentit që ndodhi një javë më parë në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin vijat e bardha dhe me semafor jeshil ndezur, policia rrugore intensifikoi kontrollet pwr drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shteti: 15/05/2022 23:37

    Çudi se policet kur shikojne shkelje nga makinat e shtrenjta kthen ne anen tjeter sikur nuk e kishin mendjen. Makina pune dhe te vogla? I grijne me gjoba. Keshtu i kane urdhrat te plotesojne numrin dhe leket po gjithmone nga te pa mbrojturit jo mga pushtetare dhe ish pushtetare. Patem shprese te madhe se do zhdukej ajo ça mbolli sala po jo vetem qe nuk u zhduk e keqja por po rritet per dite. Vend pa shprese jemi.

    Përgjigju
  • fuati: 15/05/2022 13:29

    Per keta qe jane kapur me shkelje masat duhet te jene shume me te renda..

    Përgjigju
  • Paul: 15/05/2022 13:27

    Telefoni eshte i lejueshem te perdoret ne makine ne europe dhe shba, ,,, VETEM te besh mesazhe eshte e ndaluar ,,,sepse HEQ veshtrimin nga rruga,, telefoni duhet hapur se ke nje vdekje, ,ke nje te aferm qe eshte semure dhe kerkon ndihmen tende,,,,apo ka ndodhur nje aksident dhe duhet te lajmerosh policine,,apo ambulancen...

    Përgjigju
    • Ilir: 15/05/2022 15:52

      Shumica e aksidenteve vijne nga perdorimi i telefonit. Hape telefonin kur te kesh ndaluar diku. Te vdekurin nuk e ngjallim dot dhe te semurin nuk e sherojne shoferet ne trafik. Shba dhe europa i kane lidhur telefonat me audion e makines.

  • Pa edukat: 15/05/2022 12:02

    Ende ka kope qe nuk vendosin rrip sigurimi. Po cojini per riedukim ne fillore mor shtet i degraduar ne cdo sektor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?



×

Lajmi i fundit

John

Përleshje e dy grupeve shqiptare në aeroportin e Perugias në Itali! 8 persona të arrestuar, momenti kur qëllohen me grushta e shkelma (VIDEO)