Mesditën e kësaj të hënë janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin e Lionit në Francë, pas kaosit të krijuar, ku një person i cili po drejtonte një makinë ka tejkaluar perimetrin e sigurisë dhe ka hyrë në pistë. Pezullimi ka zgjatur për disa orë, pas një përndjekjeje spektakolare që policia i ka bërë shoferit që drejtonte këtë makinë.
Njerëzit që ndodheshin në aeroport kanë filmuar incidentin deri në momentin kur u arrestua drejtuesi i makinës. 20 makina policore, xhandarmëria, policë me motoçikleta dhe helikopter u angazhua në ndjekjen e makinës.
Komento