Një 39-vjeçar në Lezhë është vendosur në pranga nga policia për përndjekjen e ish-bashkëjetueses së tij.
Personi me iniciale A.A., u arrestua në një lokal teksa ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të njëjtin krim dhe ndaj të njëjtit person.
Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar në një emision investigativ duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ajo posedonte edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj 39-vjeçarit.
1 shufër hekuri e gjetur në automjetin e tij u sekuestrua bashkë me këtë të fundit dhe celularin.
Komente










