SHKODËR-Shpejtësia në makinë u ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.
Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.
Si pasojë e përplasjes së fortë, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Triani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Siç duket nga pamjet e siguruara në vendin e aksidentit kanë mbetur copëza të makinës dhe të sendeve personale të viktimave.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur në Shkodër ku humbën jetën në lule të rinisë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Trianit 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
-
Gjynaf të rinj. Por kjo ka ndodhur nga mjegulla shume e dendur… sepse gjate natës nuk mund të shihje me shumë se 3-4 metra para. Edhe nga shpejtesia …
Përgjigju -
Komplet pergjegjesia e policise se shtetit. Tek dalja e velipojes ne darke duhen kontrolle per konsumin e alkoolit. Shumica e te rinjve qe kthehen naten nga velipoja dhe plazhet e tjera, kane konsumuar alkool. Keni pare ju taksi qe qarkullojne atje? Aspak! Pra nga baret e nates futen direkt ne makinat e tyre. Tragjedi qe mund te parandalohej. Ngushellime familjareve!
Përgjigju -
Këta operatorët e terrenit mirë që nuk kanë kamera profesionale por edhe nuk dinë të filmojnë!! Filmojnë buburrecat nëpër tokë! Dy herë në ditë e bëj atë rrugë dhe nuk isha në gjendje të përcaktoja se ku është vendi ku ka ndodhur aksidenti!! Ngushëllime familjes së viktimave! Për mua policia është fajtore që nuk i ka ndaluar apo kontrolluar në dalje të Velipojës në orarin e kufizimit të qarkullimit!!
Përgjigju -
ADRENALINE-VDEKJEPRURSE
Përgjigju -
Cfar jan ato prind qe e len nji vajz 16 vjecare rrugeve pa e dit ku asht ??
Përgjigju-
Ku e di ti që nuk kanë qenë të fejuar?!
-
Se mos i ka marr leje prindve e shkreta.
-
16 vjecares i ka hanger kocka…
-









Komente
Komento