Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Report Tv mësoi se ka mbetur viktimë 21-vjeçari Semiad Bajramaj, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për jetën e drejtuesit të mjetit. Nga informacionet e para dyshohet që shkak i ngjarjes të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën ka qenë duke lëvizur viktima.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

[gallery]25451[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Me datë 01.02.2018 rreth orës 06:30 ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër - Koplik në vendin e quajtur Shtoj Ri ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

D.C./Xh.F/shqiptarja.com