Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një makinë tip "Benz" ka vënë përpara 2 këmbësorë.
Bëhet fjalë për Taulant Arapin dhe Denisa Sukun. Arapi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një zonë të populluar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Shoqërohet në komisariat shoferi i makinës që përplasi 2 këmbësorë në Lushnje.
"Sot rreth orës 20:00, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.